Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është takuar me krerët më të lartë politikë këtë të hënë për të diskutuar për daljen nga kriza parlamentare. Jahjaga u bëri thirrje subjekteve politike të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve dhe rikthimin e opozitës në Kuvend pas gati një muaji.



