Politologu Ilir Kalemaj e shikon të çuditshme mundësinë që Irani i cili ndodhet në një breshëri goditjesh dhe përfshirë në luftë me raketa kundër Izraelit të ketë mendje të merret me sulm kibernetik me Shqipërinë.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se nëse ndaj bashkisë Tiranë sulmi kibernetik është iranian, institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi.
Nga ana tjetër Kalemaj shton se muxhahedinët që ndodhen në kampin e Manzës, të cilët njihen si opozita iraniane, nuk mund të zëvendësojnë Ajatollahun në Iran, pasi kanë 30 vite që janë larguar nga vendi.
Për sulmin kibernetik qeveria ka ngritur Agjencinë e Sigurisë Kibernetike, çfarë kanë bërë këto, agjencitë çfarë kanë bërë?! AKSHI çfarë ka bërë? Për çfarë kanë shërbyer këto para, për çfarë ka shërbyer mbrojtja shtesë nga Microsofti?
Nuk është marrë asnjë mekanizëm shtesë që të paktën organet e qeverisjes qendrore apo bankat, të kenë siguri.
Që kur kanë ardhur muxhahedinët nga Shqipëria kanë kryer disa sulme kibernetike ndaj Iranit dhe për këtë arsye bënë edhe sulme kibernetike. Për vazhdimin e tyre në Shqipëri duket një vazhdim nga i përkohshëm në të përhershëm.
Nëse është qëndrim i përhershëm a aplikohen ligjet e shtetit shqiptar? Se vjen Gjadri, ekstraterritorialitet, vjen Manza ekstraterritorialitet. Duke krijuar ishuj të tillë përtej çështjes së metrave katrorë është dhe çështje sigurie.
Presidenti Begaj bëri disa deklarata, se mënyra si flasin është pa lidhje me realitetin, se flasin sikur janë vendet kryesore të NATO-s. Hyjnë në kufijtë e qesharakes. Unë nuk mendoj se është çështje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Por unë nuk mendoj se edhe nëse do ketë ndryshim regjimi në Iran, do jenë këta që do zëvendësojnë Ajatollahun.
Mund të jetë djali i tij, mund të jetë një regjim i ri. Por ata që kanë më pak mundësi janë po këta, se kanë humbur lidhjet me Iranin se kanë 30-40 vjet jashtë Iranit.
Janë disa elementë që nuk i bëjnë të mirëpritur. Nuk është se ata kanë ndonjë pëlqyeshmëri të madhe nga iranianët.



