
Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur për situatën e krijuar në Pasrtinë Demokratike deklaroi se sot që flasin kanë shumë kryetarë shumë kuvende, disa sekretarë, por problemi i vetëm është që nuk ka një parti demokratike funksionale.
Ai tha se proceset e Bashës janë antistatutore dhe se ai mund ta përdorë vulën dhe logon e pd, por ligjërisht nuk konsiderohet kryetar i PD.
Për momentin PD ndodhet në ngërç dhe për arsye dhe motive për ta bërë PD më të fortë sot biem të gjithë dakord, që nga kjo betejë Partia Demokratike jo vetëm që nuk u bë më e fortë dhe më e mirë, por sot është më e dobët se kurrë dhe nëse vazhdon ende ky konflikt do dobësohet dhe më shumë.
Proceset e Bashës janë antistatutore, për nga mënyra e veprimit për nga mënyra antistautore që ndoqi më parë dhe Berisha. Basha mund ta përdorë vulën dhe logon e PD, por ligjërisht nuk konsiderohet kryetar i PD, sepse duhet të ketë një proces në përputhej me statutin e partisë. Kryetari i PD nuk duhet të vinte nga një proces që e rrudhte Partinë Demokratike.



