Kryeministri holandez Mark Rutte, tha se do të tërhiqej nga politika pas zgjedhjeve të përgjithshme. 56-vjeçari është kryeministri më jetëgjatë i Holandës në detyrë prej 13 vjetësh. Rutte, kreu i Partisë Popullore konservatore për Liri dhe Demokraci tha: Kur një kabinet i ri të marrë detyrën pas zgjedhjeve, unë do të largohem nga politika. Qeveria e koalicionit katërpartiak të Rutte u rrëzua të premten e kaluar pas një përçarjeje të pariparueshme mbi ligjin e migracionit që një pjesë e koalicionit e konsideroi shumë kufizuese, veçanërisht në politikën e menaxhimit të të miturve dhe bashkimit familjar për refugjatët tashmë rezidentë në Holandë.



