Një Kenedi në Itali për të protestuar kundër vaksinimit me detyrim

Një Kenedi në Itali për të protestuar kundër vaksinimit me detyrim

Në Itali, ndër vendet e para të Europës që e bëri pasaportën e vaksinimit të detyruar, protestat kundër këtij vendimi kanë qenë të vazhdueshme. Çdo javë në rrugët dhe sheshet e qyteteve më të mëdha italiane mbahen manifestimet e të ashtuquajturve No Vax, individë që kanë dalë kundër vaksinimit dhe imponimit nga shteti për ta bërë vaksinën.  

Protestës së kësaj te shtune, 13 nëntor, në Nilano, do t’i bashkohet edhe Robert F. Kennedy Jr., një nga liderët globalë të lëvizjes no vax. Demonstrimi është organizuar nga shoqata e tij Children's Health Defense. Djali i Bobby dhe nipi i JFK, i larguar publikisht nga familja e tij - një gjë e rrallë për Kennedy - për shkak të teorive të tij mohuese ndaj Covid, Robert Kennedy do të dalë në protestë kundër pasaportës së vaksinimit dhe për të "mbrojtur parimet e demokracisë, lirinë e zgjedhjes terapeutike, mbrojtjen e të drejtës për privatësi dhe vetëvendosje, transparencën në fushën shkencore.

“Unë nuk jam kundër vaksinës dhe nuk jam No Vax”, saktësoi ai më 20 tetor në një intervistë për La7, “por askush nuk duhet të detyrohet të marrë një ilaç që nuk dëshiron”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy