SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një qendër migracioni në Teksas.
Lajmin e bën me dije sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem e cila tha se ka të plagosur dhe viktima.
Sulmi ndodhi këtë të mërkurë në një zyrë për Zbatimin e Imigracionit në Dallas.
"Detajet ende nuk dihen, por mund të konfirmojmë se ka pasur shumë të plagosur dhe viktima", tha Noem në emisionin X.
Po ashtu Noem bëri me dije se autori i sulmit është vetëvrarë.



