Sky News: Kosova paralajmëron qytetarët për Serbinë

Sky News: Kosova paralajmëron qytetarët për Serbinë

Njerëzit në Kosovë janë paralajmëruar për të shmangur sa më shumë udhëtimet e tyre përmes Serbisë fqinje pas arrestimit ‘’të papranueshëm’’ të një kosovari tjetër – i cili renditet i dyti vetëm për një muaj.

Ministria e Jashtme në Prishtinë ka thënë se akti i fundit ndodhi të premtën derisa policia serbe arrestoi shtetasin e Kosovës – Hilmi Kelmendin gjersa po udhëtonte në Gjermani.

36- vjeçari u arrestua në bazë të një urdhëri të gjykatës për dyshimin se kanë kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në luftën e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Beograd, shkruan Sky News, përcjell Klan Kosova.

Ky arrestim vjen pasi policia serbe të njejtën gjë bëri edhe me Drejtorin e Policisë së Kosovës në zonën veriore të Mitrovicës, Nehat Thaçin i cili kaloi poashtu përmes këtij vendi në fund të shtatorit.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë thirrje tashmë për të gjithë qytetarët të cilët për çfarë do arsye zgjodhin Serbinë si vend transit, le të i shmangen sa më shumë të jetë e mundur në muajt e ardhshëm.

‘’Ky arrestim është i papranueshëm dhe rrezikon shumë procese të arritura gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’’, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kosovës, shkruan Sky News.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy