Një alarm për bombë ka farikësuar sot banorët e rrugës “Edith Durham” në Shkodër. Pronari i një hoteli i ka telefonuar policisë dhe i ka thënë se dyshonte që të biznesin e tij ishte vendosur material shpërthyes.
Forca të policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, të shoqëruar edhe nga njësia antieksploziv.
Pas evakuimit klientëve dhe stafit, është bërë kontrolli, nga i cili ka rezultuar se alarmi ishte fals. Policia ka marrë në pyetje pronarin e biznesit duke nisur edhe hetimet mbi arsyet që quan këtë të fundit të lajmëronte policinë për frikën e një bombe.



