Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi hyrjen në fuqi të armëpushimit në Gaza, pothuajse tre orë më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Shërbimet e Benjamin Netanyahut kishin konfirmuar pak minuta më parë se kishin marrë listën e pengjeve që do të liroheshin nga lëvizja islamike palestineze të dielën sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Benyamin Netanyahu kishte kërkuar që ta kishte këtë listë për të filluar zbatimin e marrëveshjes të negociuar me ndihmën e Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit.
Ndërmjetësi i Katarit konfirmoi hyrjen në fuqi të armëpushimit, duke specifikuar se emrat e tre pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi, të cilët duhet të lirohen gjatë ditës, i ishin komunikuar Izraelit.



