
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj.
Malaj ishte kandidat për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.
Gjyqtari Artur Malaj u konfirmua në detyrë nga KPK më 3 gusht 2018 nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, realtore Suela Zhegu dhe Pamela Qirko anëtare.
Vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, me argumentin se ishte vënë në dijeni për ekzistencën e dy analizave financiare, të cilat nuk ishin përcjellë me dosjen e subjektit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në shkresën që ankimonte vendimin e KPK-së, u kërkua nga komisioneri një analizë financiare për gjyqtarin Malaj.



