Presidenti i Iranit i kërkon të mbajë shami, gazetarja e CNN anulon intervistën

Presidenti i Iranit i kërkon të mbajë shami, gazetarja e CNN anulon intervistën

Gazetarja veterane e CNN, Christiane Amanpour anuloi një intervistë me presidentin iranian Ebrahim Raisi pasi ai kërkoi që ajo të mbante një shami gjatë bisedës që do të mbahej në Nju-Jork.

Kjo do të ishe e para e Raisi-t në tokën amerikane gjatë vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Ajo u shtang kur një nga ndihmësit e Presidentit këmbënguli që gazetarja duhet t’i mbulonte flokët me kërkesë të Raisi-t.

Vet gazetarja reagoi në Twitter lidhur me rastin, duke u shprehur: “Jemi në Nju-Jork, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë në lidhje me shamitë”. Nga ana e tij ndihmësi i Presidentit e kishte konsideruar mbajtjen e shamisë si "çështje respekti". Stafi i gazetares braktisi intervistën, duke e konsideruar gjendjen si "të papritur dhe të paprecedentë".

Prezantuesja amerikane postoi më vonë një foto të saj pa shami përpara një karrige bosh ku Raisi do të ishte ulur për intervistën e tyre. Amanpour theksoi se asnjë president i mëparshëm nuk i kishte bërë një kërkesë të tillë, në një intervistë jashtë Iranit.  

Vdekja e një gruaje të arrestuar në Iran për shkeljen e rregullave të shamisë (hixhabit) ka shkaktuar trazira të dhunshme. Mahsa Amini, 22 vjeç, ra në koma dhe më pas ndërroi jetë, disa orë pasi u arrestua nga policia e moralit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy