Presidenca: Maxhoranca keqpërdori draft opinionin e Venecias, janë detyruar të kërkojnë falje (VIDEO)

Presidenca: Maxhoranca keqpërdori draft opinionin e Venecias, janë detyruar të kërkojnë falje (VIDEO)

Presidenca e konsideron të pavërtetë dokumentin e publikuar në media me konkluzionet e opinionit të Komisionit të Venecias. Në një dalje për mediat pasditen e sotme, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, tha se presidenti Ilir Meta nuk ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas tij, në media është shpërndarë informacion i pavërtetë lidhur me vendimin e Venecias për këtë çështje dhe bëri fajtorë për këtë kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, së bashku me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Dua t’ju bëj me dije një fakt të pakundërshtueshëm dhe lehtësisht të verifikueshëm, që nxjerr në dritë, para të gjithë shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, pacipësinë dhe pafytyrësinë e lolove të Rilindjes dhe famozit Tao Tao, që mashtrojnë dhe ndajnë në media, gjoja në emër të Venecias, raporte dhe konkluzione të pavërteta. Ky është dokumenti i vetëm zyrtar i publikuar sot nga Këshilli i Europës, në lidhje me konkluzionet e raportit final të Komisionit të Venecias. Ndërsa ky këtu është dokumenti që Tao Tao, lolot dhe përsheshngrënësit mediatikë kanë publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra. Dokumenti Tao Tao përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet”, tha ai.

Duke cituar deklaratën zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias, Blushi tha: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”.

Blushi tha se krahasimi i dy dokumenteve nxjerr në pah diferenca të qarta dhe për këdo që ka dyshimin më të vogël mund t’i adresohet faqes zyrtare në internet të KiE-s për të kuptuar të vërtetën e vetme.

Është kjo arsyeja pse Presidenti i Republikës në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin e Komisionit të Venecias, nga lolot e shtetit të propagandës”, tha ai.

Në fund, Blushi tha se delegacioni shqiptar në Komisionin e Venecias kanë kërkuar falje për keqpërdorimin e draft opinionit.

Është e provuar me fakte e prova të pakundërshtueshme, por që për etikë nuk mund të bëhen publike, se Tao Tao dhe lolot që e shoqëronin në “Venecia” janë detyruar sot të kërkonin falje me përulje para Komisionit, për keqpërdorimin politik të Draft Opinionit, për shkelje të konfidencialitetit dhe për përdorimin e “Venecias” për të keqinformuar shqiptarët, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet e vendit dhe të integrimit”.

Në emër të Presidencës, Blushi tha se opinioni final i Komisionit të Venecias së shpejti bëhet publik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy