13 minatorë janë bllokuar në një minierë në rajonin Amur në Rusi.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Emergjencave.
Mediat e huaja raportojnë se minatorët u bllokuan për shkak të shembjes së një shkëmbi.
Miniera ndodhet në kufirin e Magdagachinsky dhe Zey të rajonit Amur, rreth 40 km nga stacioni Tigda i Hekurudhës Trans-Siberiane.
Në rajonin e Amurit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.



