Temperaturat shkojnë 41 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Temperaturat shkojnë 41 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Vlen për tu theksuar fakti se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta për trupin e njeriut krahasuar me ato që regjistrohen në kafazin meteorologjik.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                              në zona malore 19 deri 37°C                                                                                                                                                          

në zona e ulëta 19 deri 41°C                                                                                                                                                                 

në zona bregdetare 22 deri 37°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy