Policia zbulon detaje nga pengmarrja e Indrit Beqirajt

Policia zbulon detaje nga pengmarrja e Indrit Beqirajt

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me pengmarrjen e Indrit Beqirajt. Mësohet se ky i fundt po udhëtonte me motor bashkë me vëllanë në autostradën Durrës-Tiranë, dhe është përfshirë në një incident.

Një automjet ka goditur motorin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn,  të cilin e kanë lënë në rrugë larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

 

NJOFTIMI

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet. 

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy