
Një ndihmës i lartë i kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, thotë se po largohet nga funksioni publik që mbante, për shkak të një serie akuzash seksuale.
David Keyes tha se donte ta pastronte emrin e tij nga "akuza të rreme dhe mashtruese".
"Times of Israel" thotë se 12 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të papërshtatshme.
Një prej tyre, kandidatja për Senatin në shtetin e Nju Jorkut, Julia Salazar, e akuzoi atë publikisht për sulm seksual të martën.
Gazetarja e Wall Street Journal Shayndi Raice më vonë shkroi në Twitter se ajo gjithashtu kishte pasur "një takim të tmerrshëm" me Keyes.
Edhe 10 gratë e tjera që kanë kërkuar të mbeten anonime e kanë akuzuar Davis, raportoi gazeta izraelite.
Në një deklaratë të enjten, Keyes, 34 vjeç, tha se ishte "plotësisht i bindur se e vërteta do të dalë".
"Në dritën e akuzave të rreme dhe mashtruese kundër meje dhe në mënyrë që të mos shpërqendrohem nga puna e rëndësishme e kryeministrit, unë kam kërkuar që të largohem për një kohë për të pastruar emrin tim", tha ai.
Times of Israel thotë se akuzat ndodhën para se Keyes të ishte zëdhënësi i mediave i kryeministrit izraelit në 2016.
Ai citon burime duke thënë se Keyes u është kërkuar të qëndrojnë larg disa zyrave në Nju Jork për shkak të sjelljes së tij.
Zyra e kryeministrit tha se kishte pranuar kërkesën e Keyes për të marrë kohë, shtoi gazeta.
Duke u përgjigjur në "Twitter" për akuzën e Salazar, gazetarja Raice tha: "Kam pasur një takim të tmerrshëm me David Keyes një herë dhe 100% e besoj atë. E dija që kjo do të dilte rreth tij në një moment".
Ajo e akuzoi Keyes se nuk e kishte "absolutisht asnjë konceptim të fjalës" jo "dhe e përshkroi atë si një "grabitqar".
Të enjten, disa politikanë izraelitë i bënë thirrje Netanyahut që të pezullojë Keyes derisa raportet të mund të sqaroheshin.



