Trump: Macron dhe Starmer s’kanë bërë agjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump: Macron dhe Starmer s’kanë bërë agjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Emmanuel Macron i Francës dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Deklarata është bërë sot gjatë një interviste në “Fox News” dhe vjen para vizitave që pritet të mbajnë javën e ardhshme dy liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë. 

Udhëheqësit evropianë janë takuar rregullisht për të diskutuar luftën. Në fillim të kësaj jave, presidenti francez Emmanuel Macron i thirri liderët në një samit urgjent.

Pas takimit, kancelari gjerman Olaf Schloz tha se Evropa dhe SHBA duhet të punojnë së bashku për sigurinë dhe kryeministri polak Donald Tusk tha se nuk duhet të ketë vendime për Ukrainën pa përfshirjen e saj.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, SHBA, Britania e Madhe dhe BE, së bashku me vendet përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Japoninë, kanë vendosur më shumë se 20 mijë sanksione ndaj Rusisë.  

Të mërkurën, Bashkimi Evropian njoftoi planet për raundin e tij të gjashtëmbëdhjetë të sanksioneve, ku pritet të rritet presioni mbi ekonominë ruse. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy