Tumoret, gjeni “Zholi” i rrezikshëm edhe për burrat

Tumoret, gjeni “Zholi” i rrezikshëm edhe për burrat

Mutacionet e trashëguara të gjeneve BRCA1 dhe BRCA2, dy gjene të njohura që lidhen me rrezikun e kancerit të gjirit, njihen edhe me emrin “Gjenet Zholi”. Kjo sepse aktorja Angelina Jolie, vuri re se kishte këto gjene dhe bëri të ditur se ato njiheshin si faktor që ndikojnë në rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit dhe vezoreve te gratë, janë gjithashtu të rrezikshme për burrat.

Ky përfundim del nga një studim i koordinuar nga Universiteti Sapienza i Romës, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Cimba “Consortium for Investigators of Modifiers of BRCA1/2” dhe mbështetur nga fondacioni Airc.

Ata që kanë mutacione në gjenin BRCA2 në fakt kanë rreth tre herë më shumë gjasa të kenë kancer të gjirit, prostatës dhe pankreasit sesa ata që kanë gjenin BRCA1, dhe gjithashtu tumoret në mosha më të reja janë më të shpeshta. Grupi i udhëhequr nga Laura Ottini, siç shpjegohet në revistën “Jama Onkology”, gjithashtu zbuloi se tumoret e zorrës së trashë janë më të shpeshta te burrat me një mutacion të gjenit BRCA1.

"Falë bashkëpunimit të mbi 50 grupeve kërkimore në të gjithë botën, ne kemi marrë dhe analizuar të dhënat klinike të rreth 7000 burrave që mbajnë mutacione BRCA1 dhe BRCA2", shpjegon studiuesja Valentina Silvestri. Tek gratë ishte e njohur se të dy gjenet e BRCA kanë ndikim të ndryshëm në rrezikun e kancerit, por dihej pak për ndonjë ndryshim të mundshëm te burrat.

Studimi bëri të mundur krahasimin e karakteristikave klinike të burrave me mutacione BRCA1 me ato të burrave me mutacione BRCA2 në një gamë të gjerë rastesh, duke nënvizuar dallimet. Rezultatet tregojnë se nëse BRCA1 është më e rrezikshmja tek gratë, tek burrat janë mutacionet BRCA2 ato me te rrezikshme.

"Për të përmirësuar efektivitetin e programeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kancerit tek burrat me mutacione të BRCA, këto dallime do të duhet të merren parasysh", thotë Laura Ottini. "Rezultatet e këtij studimi do të ndihmojnë onkologët të sensibilizojnë burrat në lidhje me rrezikun e tyre onkologjik personal dhe të udhëzojë studimet e ardhshme për të zhvilluar udhëzime gjithnjë e më të personalizuara dhe specifike nw bazw gjinie"./Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy