Dorëheqje? Basha: Nuk ka kokë turku

Dorëheqje? Basha: Nuk ka kokë turku

Kryedemokrati Lulzim Basha, i shigjetuar për gjashtë orë me radhë në mbledhjen e grupit parlamentar që të dorëhiqej si kryetar i Partisë Demokratike, e ka refuzuar diçka të tillë.

Në dalje të selisë blu, ai tha se është i vendosur për të bërë gjithçka për të bashkuar Partinë Demokratike.

Basha deklaroi se në mënyrë të padiskutueshme, si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi të.

Sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku. Ajo që dua t’iu them sot dhe ajo që iu kam thënë dje, pardje, në ditët e mëparshme, që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Demokratët gjithmonë janë bashkuar rreth vlerave, standardeve dhe parimeve. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy