Diplomacia e vaksinave, strategjia e re e Kinës

Diplomacia e vaksinave, strategjia e re e Kinës

Përgjatë pjesës më të madhe të vitit 2020, skeptikët e iniciativës Belt&Road e kritikuan atë si të ekzagjeruar. “Marka” e Xi Jingping në politikën e jashtme është një përzierje angazhimi ekonomik dhe diplomatik me dinakëri.  

Ajo ka për qëllim të kapë momentin historik, ndërsa lidershipi amerikan është në ngërç, për ta formësuar botën sipas një rendi që i vjen më për shtat Kinës. Kostoja e përllogaritur e përmirësimit të infrastruktrës globale, një metaforë e Rrugës së Mëndafshtë që i bie botës rreth e qark nëpër tokë dhe det, është 6 trilionë dollarë.

Pretendimet që janë ngritur pro dhe kundër kësaj nisme kanë qenë të ndryshme. Kina ka thënë se do t’i tregojë botës një rrugë për të shkuar drejt një lloji të ri zhvillimi. Kritikët në Amerikë e kanë parë këtë si një mënyrë të Kinës për të eksportuar autoritarizmin dhe për t’i ngërthyer vendet e varfra në borxhe. Shkëlqimi i Belt&Road po binte edhe para se koronavirusi të ulte dukshëm ekonomitë e botës.

Korridori Ekonomik Pakistan-Kinë (CPEC) me të gjitha investimet dhe kreditë pritej të arrinte në 60 miliardë dollarë. Deri tani janë ndërtuar vetëm disa stacione energjie. Borxhet po rinegociohen. OPEC pak ia ka vënë veshin pozicionit të pasigurt fiskal të Pakistanit. Pothuajse asnjë nga bashkëpunimet  e premtuara industriale nuk do të bëhen. Në vend që ta transformonte këtë marrëdhënie, CPEC e ka treguar hapur kufizimin e saj.

Tjetërkund, nga Malajzia, në Sri Lanka deri në Maldive, gama e dukshme e aktiviteteve ekonmike të Kinës dhe “përkëdhelja” e liderëve të korruptuar, ka sjellë zemërim.

Andrew Small i Fondit Gjerman Marshall, një think-tank në SHBA, thotë se kjo i ka minuar synimet ekonomike dhe strategjike të Kinës. Pandemia i ka përkeqësuar gjërat edhe më tej. Nëpër botë, edhe pse zakonisht larg syve të opinionit, Kina po përballet me borxhe dhe po detyrohet të lehtësojë termat e disa kredive. Në vitin 2021, Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë, e cila drejtohet nga Kina, pritet të raportojë rritje të kredive të këqija, madje edhe reduktimin e atyre të reja. Në këto kushte, projektet infrastrukturore në vendet e varfra do të jenë më pak të dukshme.

Megjithatë, Eyck Freymann, autor i një libri mbi nismën Belt&Road, thotë se raportimet për “vdekjen” e saj për shkak të Covid-19 janë të ekzagjeruara. Në gjysmën e parë të 2021-shit, do të ketë një ngritje. Nëse nuk keni dëgjuar për “Rrugën e shëndetit”, do të dëgjoni shpejt. Mendoni pak për diplomacinë e vaksinave.

Kina ka miratuar deri tani tre vaksina. Ndërsa testet klinike vijojnë në Brazil dhe Pakistan, vaksinat kineze mund t’i lënë mbrapa ato të Perëndimit në treg. Po ashtu, mund të jenë edhe më të lira. Vaksina amerikane e bërë nga Moderna mund të mos jetë e përballueshme për vendet në zhvillim. Kina po ua ofron vaksinën e saj partnerëve të Belt&Road, Meksikë dhe Filipine, bashkë me premtimin për të asistuar financiarisht. Ka plot sfida rregullatore dhe logjistike, por edhe vaksinat vetë mund të mos rezultojnë plotësisht efektive. Por Xi Jingping është i vendosur ta ndihmojë Kinën të hedhë pas krahëve reputacionin si huadhënës grabitqar, dhe duke qenë vetë origjina e virusit, do të përpiqet të marrë kredite si bamirës i vendeve partnere në “Belt& Road”.   

Titulli origjinal: Rruga drejt shëndetit

/ Bota në vitin 2021 / 

Përkthimi: TvT.al 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy