Berisha: Basha është peng, ajo që po ndodh është skenar i Ramës për shëmtimin e opozitës

Berisha: Basha është peng, ajo që po ndodh është skenar i Ramës për shëmtimin e opozitës

Sali Berisha përballjen me Lulzim Bashën në një garë për Partinë Demokratike, e krahasoi njëlloj si të vihej përballë Edi Ramës. “Një garë mes meje dhe Edi Ramës në PD, kaq është e ngjashme. Faktet nuk janë për t’u injoruar, por për t’u pasur parasysh. Lulzim Basha ishte në një proces penal, të cilin nuk ia ngriti Sali Berisha, për ngritjen e të cilit Rama pagoi McGonigalin. Në të cilin akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Edi Rama e menaxhoi procesin e Lulzim Bashës, e çoi gjer në prag të dënimit mimumi me 6 vite burg për 720 mijë dollarë pa origjinë. Shërbimet amerikane thonë se janë me origjinë ruse, ai e mohon, por origjinën e vërtetë nuk e ka treguar kurrë. Në këto kushte, Edi Rama ia mbylli dosjen me një prokuror. Ka një prokuror që ka firmosur për mosmbylljen e dosjes. Firma e tij është e mjaftueshme që Edi Rama ta hapë dosjen në çdo kohë. Ju më thoni se pengu i Edi Ramës, të vazhdojë me skenarin e Edi Ramës.” Në një komunikim në rrjetin social Facebook, Berisha tha se ajo që po ndodh është skenar i Edi Ramës për të shëmtuar sa më shumë opozitën. Ai shtoi se akoma ka njerëz që besojnë se Lulzim Basha është opozitë, por tha se ai është një peng pa vlerë. “Është njëlloj si të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Kjo nuk mund të ndodhë.”
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy