
Një digë e cila ka shpërthyer në juglindje të Brazilit, ka bërë që e gjithë zona në Vila Ferteko të pushtohet nga uji, duke rritur frikën e zgjerimit të mbetjeve toksike.
Sipas raporteve të para deri në 200 persona rezultojnë të zhdukur, por autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjë vdekje.
Kompania e minierave të Brazilit “Vale SA” pretendon se nuk ka informacione për viktima apo të lënduar nga shpërthimi i digës Minas Zeiras, por kanë pranuar se mbetjet minerare kanë mbërritur në zonën Vila Ferteko,.
Lagje të ndryshme të qytetit janë evakuuar, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë shpëtuar shumë qytetarët duke i marrë me helikopter dhe veturat e blinduara.
Televizioni lokal TV Record ka transmetuar pamjet kur helikopteri i zjarrfikësve fluturon pak centimetra mbi tokë, dhe e shpëton gruan që kishte ngecur në baltë.
Presidenti Jair Bolsonaro ka shkruar në Twitter, se i vjen keq për incidentin që ka ndodhur dhe se tre ministra të kabinetit të tij kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Diga, e përdorur për të mbajtur mbetjet nga minierat e hekurit të Feijão, është në pronësi të kompanisë më të madhe braziliane të minierave, Vale.
Vale dhe autoritetet lokale thanë të premten se mbetjet e minierës ishin përhapur në komunitetin aty pranë Vila Forteco, afër qytetit të Brumadinho.
Tetë persona deri më tani janë marrë në spital, thanë zyrtarët për agjencinë e lajmeve Reuters.
Një tjetër digë e administruar nga Vale dhe kompania australiane e minierave BHP Billiton u shemb në Mariana, Minas Gerais, në vitin 2015, i mori jetën 19 personave duke detyruar qindra të tjerë nga shtëpitë e tyre.
Kjo konsiderohet katastrofa më e keqe mjedisore në historinë braziliane.



