5 ligjet "absurde" të Koresë së Veriut

5 ligjet "absurde" të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut njihet botërisht si një vend, që jeton nën diktaturën totalitare staliniste. Nuk është çudi, që në këtë vend të ekzistojnë dhe disa nga ligjet më "absurde".

Gjëja e parë,që bëjnë fëmijët kur futen në shkollë, është të betohen para fotos së liderit të vendit Kim Jong Un, duke i premtuar se do të jenë besnik dhe do të mbrojnë interesat e kombit. Në këtë mënyrë ata rriten që në fëmijëri me vlerat e regjimit dhe mësojnë të ndjekin normat e tij. 

Regjimi është kaq autoritar sa i ndalon njerëzve posedimin ose shikimin e materialeve erotike. Nësë dikush kapet në flagrancë duke parë materiale pornografike, dënohet me vdekje. Është vendosur ky dënim, pasi veprimi konsiderohet si anti-revolucionar. Të drejtë për të parë këtë lloj matetrialesh kanë vetëm persona shumë të pushtetshëm. 

Pavarësisht se vendi pretendon se ka liri fetare, një ndër librat e ndaluar në Korenë e Veriut është dhe Bibla. Në vitin 2013 u ekzekutuan 800 besimtarë katolik, pasi posedonin librin fetar. 

Një tjetër ligj absurd, është se asnjë person nuk ka të drejtë të largohet nga vendi pa një autorizim nga regjimi, gjë të cilën arrijnë të marrin vetëm zyrtarë të lartë të shtetit dhe familjarët e tyre. Përveç kësaj janë të ndaluara gjithashtu dhe telefonatat jashtë vendit. Në këtë mënyrë ata përpiqen të kontrollojnë çdo informacion, që del nga vendi./Culturizando/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy