Basha: Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë

Basha: Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe se SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai shtoi se qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un

Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucionet të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD.

PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun.

Në vijim duke folur për komisionin e reformës zgjedhore deklaroi se teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi mbledhjen fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Thirrja ime është të lihen alibitë e të mundësohet funksionimi normal i këtij komisioni. Duhet barazi vote. Kush merr më shumë vota të bëhet deputet.

Votim e numërim elektronik dhe vota e diasporës. Debati këtë javë ka qenë ik Enkelejd, hajde Oerd.

Kjo është në interes të atyre që nuk e duan këtë. Nuk mendohet për interesin publik.

Nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje për interesa të vogla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy