Mësuesit në protesta masive, Hungaria u heq statusin e nëpunësit publik

Mësuesit në protesta masive, Hungaria u heq statusin e nëpunësit publik

Miratimi i një projektligji që u heq statusin e nëpunësit publik mësuesve ka nxjerrë në protesta masive arsimtarët në Hungari. Ligji i ri u shton orët e mësimdhënies dhe i transferon në shkollat që kanë mungesa në staf. Edhe pse ligji do të hyjë në fuqi në shtator ai ka nisur t’i japë efektet që tani pasi një pjesë e mirë e mësuesve dhanë dorëheqjen nga puna e shumë të tjerë u shkarkua pas pjesëmarrjes në protesta. "Gjatë demonstratave, shumica e mësuesve kompetentë ose u pushuan nga puna ose dhanë dorëheqjen. Ndërsa shumë të tjerë kanë frikë se do të urdhërohen të zhvendosen në shkolla të tjera për të dhënë mësim. Largimi i shumë mësuesve nga sistemi do të ndikojë drejtpërdrejtë tek nxënësit, pasi do të rritet një brez të rinjsh i paarsimuar të cilët nuk do të jenë në gjendje të mbajnë ekonominë e vendit”, u shpreh Zsófia Moldova Drejtore Programi në Komitetin Hungarez të Helsinkit. Megjithatë protestat masive u goditën sërish nga qeveria kur kjo e fundit nxori një dekret që i konsideron tubimet e mësuesve si mosbindje civile që do të shoqërohet me heqjen e pikëve në vlerësimet e performancës. Qeveria e mbron ligjin e ndryshuar me argumentin se mësuesit në Hungari janë më të paguarit në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian pasi një mësues në pozicion fillestar paguhet 500 euro në muaj. Ligjvënësit po ashtu shtojnë se ligji i ri është bazuar në meritokraci mësuesit që punojnë më shumë do të paguhen më tepër. Por sipas Sindikatës Demokratike të Mësuesve të Hungarisë ky ligj do të shoqërohet me mungesë masive mësuesish pasi aktualisht në vend numërohen 16 mijë vende vakante. Gjatë vitit 2023 po ashtu bëhet e ditur se më pak se 1.3% e aplikantëve për universitet kanë zgjedhur të ndjekin mësimdhënien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy