Tetë qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë zbuluar 449 raste të reja me koronavirus, nga 3012 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë, Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnje, Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë.
Ndërkohë, janë shëruar 589 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 2900 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.



