Caca: Nuk jemi të gatshëm si mentalitet për ta adaptuar pjesën e dixhitalizimit në masë! Duhet të forcojmë bazën

Caca: Nuk jemi të gatshëm si mentalitet për ta adaptuar pjesën e dixhitalizimit në masë! Duhet të forcojmë bazën

Arkitekti Gjergji Caca deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se vendi ynë nuk është i gatshëm si mentalitet për ta adaptuar pjesën e dixhitalimit në masë. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Caca tha se ai përkrah dixhitalizimin pasi kjo gjë thjeshton dhe profesionin e tij, por shtoi se në disa pjesë sensitive çdo hap duhet të jetë i mirëmenduar pasi ekziston rreziku i një kolapsi tek menaxhimi i të dhënave.

Nuk është se jemi herët, por nuk jemi të gatshëm si mentalitet për ta adaptuar pjesën e dixhitalizimit në masë. Databasa krijohet nga një bazë të dhënash që i ke mbajtur  në vite, kjo mungesë sjell probleme me dixhitalizimin, sjell probleme si me e-albanian, sjell një lloj kolapsi. Është e mirë pjesa e dixhitalizimit të ofron mundësi të mira, fasalitete që mund të marrësh ekspertizë nga jashtë, të bësh kontrolle për biznesin, kontrollet qeveritare. Arkitekt nuk të bën as lapsi, as kompjuteri. Kemi AI që sot është e përparuar, por mbetet inteligjencë artificiale, pa një input nuk ka output. Si arkitekt pjesa e dixhitalizimit të favorizon. Inovacioni duhet përqafuar, por me baza, kur nuk je i përgatitur mbetesh i hapur. E-albania është unikale në gjithë rajonin. Greqia është mbrapa vetëm për shkak të frikës. 2050 është afër për të përmbysur gjithçka. Unë e përkrah, por në pjesën ku është sensitive duhet të jetë i mirë menduar.

Sot po ndërtohen në tokë bujqësore dhe po lihet pa ndërtuar tokat e pafrytshme, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta. Ndërtimet nuk është e nevojshme të ndërtohen në tokë bujq

Duhet të forcojmë bazën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy