Covid, Myrtezani: Vaksinimi arma më e fortë, duhet përgjegjshmëri nga skeptikët

Covid, Myrtezani: Vaksinimi arma më e fortë, duhet përgjegjshmëri nga skeptikët

Në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV mjeku shqiptar në SHBA z. Skënder Myrtezani, deklaroi se pandemia mund të luftohet vetëm me anë të vaksinimit masiv të popullatës deri në 85% dhe përdorimin e maskave.

Ai thekson se duhet disiplinë dhe duhet të sillemi sikur jemi në luftë, ndërsa shprehet se të gjithë skeptikët ndaj vaksinës duhet të jenë të kujdesshëm në ato që thonë pasi në këtë mënyrë marrin në qafë qytetarët e tjerë.

Prevenimi i sëmundjes është përdorimi i maskës e cila duhet të përdoret në ambiente të mbyllura. Pastaj vaksinimi ndihmon në eliminimin e pandemisë nëse bëhet mbi 85% e popullatës. Pra i qëndroj mendimit se vaksinimi është arma e fortë kundër sëmundjes. Frika ndaj vaksinimit duhet të eliminohet. Zërat e papërgjegjshëm rrëzojnë kalanë e Rozafës, me vaksinim maksimal dhe maskat për 6 javë do kemi një vend të rehatshëm dhe shëndoshë për çdo qytetar.

Intervista e plotë

1. Z. Myrtezani prej disa ditësh në Shqipëri kemi shtim të numrit të infektimeve si dhe humbje të jetësh ku nuk kanë munguar as rastet e vdekjeve të moshave të reja. A duket se është ajo ç’ka flitej për një valë tjetër të re të pandemisë ?

Nuk jam i sigurtë nëse është se një valë e re por më shumë jo seriozitet brenda nesh. Prevenimi i sëmundjes është përdorimi i maskës e cila duhet të përdoret në ambiente të mbyllura. Pastaj vaksinimi ndihmon në eliminimin e pandemisë nëse bëhet mbi 85% e popullatës. Duhet disiplinë sepse ne nuk sillemi sikur jemi në luftë. Kartelat duhet të ndiqen nga organet kompetente me më shumë kujdes. Siç ishte stadiumi i mbushur plotë, këtë nuk mund ta besoj dot.

2. Z. Myretzani ka patur edhe raste fatalitetsh tek personat e vaksinuar me të dyja dozat. Si shpjegohet kjo?

Nuk e di tani ka një përqindje të rrezikut por ajo është në miliona. Në rastin kur ne përdorëm vaksinimin, te gratë doli problemi i sëmundjeve me zemrën apo tromboza. Dhe u pa se ata që humbin jetën kanë pasur dhe sëmundje të tjera. Pra i qëndroj mendimit se vaksinimi është arma e fortë kundër sëmundjes. Frika ndaj vaksinimit duhet të eliminohet.

3. Në c’masë janë riinfektimet e personave që e kanë kaluar Covid?

Për infektimet që janë paraqitur nuk janë të gjitha riinfektime. Vaksina është masë mbrojtëse kundër virusit e cila me pak simptoma apo pa simptoma ti merr antitrupat. Momentalisht akoma vdekshmëria nga Covid është te të pavaksinuarit. Vaksinat ju bëjnë ballë shumë riinfektimeve.

4. Sa ndikojnë edhe virozat stinore në këtë situatë? A e rekomandoni vaksinën antigrip dhe injektimin e saj?

Jashtëzakonisht po. Vitin e kaluar patëm një sukses të madh sepse mbajtja e maskave, distanca përafërsisht u eleiminua por kjo nuk do të thotë se këtë vit do e jetë e njëjta situatë. Duhet të vaksinohemi me vaksinën e gripit.

5. Z. Myrtezani a kanë kuptim masat aktuale që janë në fuqi, qoftë edhe kërkesa për test PCR, tampon apo dhe pasaportë vaksinimi kur kalon kufirin?

Jashtëzakonisht të kujdesshëm sepse akoma jemi në pandemi dhe nuk është eliminuar plotësisht. Variantet për fat të mirë ende mbulohen nga vaksinat që kemi dhe ilaçet. Prandaj vaksinimi duhet të jetë moto e të gjithë vendeve.

6. Z. Myrtezani ju jeni pro apo kundër vaksinimit të detyrueshëm?

Pro jam absolutisht. Nuk ishim ne më të mençur kur mësuam se vaksinimi shpëtonte numër të madh njerëzish. Nuk ka nevojë për frikë dhe duhet ta marrin parasysh se kjo nuk është detyrë e masave por e mjekëve e të gjitha profileve të dëgjohen mjekët, specialistët e kësaj. Ata që janë pesimist të tërhiqen sepse marrin në qaf njerëz të tjerë kot. Prandaj të bëhemi pak më shumë serioz dhe të përgjegjshëm sepse efekti i çdo fjale merr rrugë deri në familje dhe humbin jetën e personave. Prandaj shumë të kujdesshëm kur flasim për pandeminë.

7. Kur merr fund kjo situatë pandemie doktor dhe çfarë duket se po mbetet ende e pazbuluar për këtë pandemi

Është shumë e qartë përderisa prevenimi bëhet me maskë, vaksinimi patjetër deri në 85%. Po zërat e papërgjegjshëm rrëzojnë kalanë e Rozafës, me vaksinim maksimal dhe maskat për 6 javë do kemi një vend të rehatshëm dhe shëndoshë për çdo qytetar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy