Bashaj: Kandidimi im, vlerësim i lartë. PS merr më shumë mandate se në 2021

Bashaj: Kandidimi im, vlerësim i lartë. PS merr më shumë mandate se në 2021

Roi Bashaj, kandidat i PS, Tiranë, thotë se në zgjedhjet e 11 majit do të jetë në listën e hapur në Tiranë dhe kjo për të është një mundësi shumë e mirë për të mësuar.

Ai tha se në këto zgjedhje pret që Partia Socialiste të dalë më mirë se në zgjedhjet e vitit 2021 dhe për ta arritur këtë e ka nisur punën katër vjet më parë.

Unë jam prej vitesh pjesë aktive e strukturave rinore të PS. Në shtator u bënë 10 vite që angazhohem non stop në kauzat rinore. M’u besua kjo detyrë. Nuk besoj që ka të re apo të ri që me angazhimin e vet nuk synon të jetë kontributor. Patjetër për mua është vlerësim shumë i lartë. Është një formë shpërblimi jo vetëm e imja, por edhe e kauzave që ne si grup kemi marrë prej vitesh. Unë kam detyrën e sekretarit të rinisë. Unë jam munduar që i gjithë fokusi im të ishte te kjo detyrë. Unë nuk kam qenë ndonjëherë 100% gati gjithmonë, por kush është, ndaj duhet provuar. Kemi mësuar shumë por kemi shumë më shumë për të mësuar.

Ne na bën bashkë një skuadër që është më e madhe se emri individual i gjithësecilit. Besoj që për aspektin politik, fushata e PS prej kohësh është e orientuar drejt asaj që vjen më pas, Shqipëria në BE. Unë mendoj që Shqipëria në 2030 përmbledh arsim më cilësor, shërbim më të mirë shëndetësor, infrastrukturë më të mirë etj.

E kam thënë shpesh që nëse fillojmë e flasim me fjalë të mëdha e fjalime të gjata, me këtë lloj retorike, nëse nuk do të jetë kjo mënyra si ne shfaqemi përballë votuesve, krijojmë një hapësirë shumë të madhe keqkuptimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy