
Të martën, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndim–verilindje, me një shpejtësi mesatare prej rreth 9 m/s.
Në intervale të caktuara, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 18 m/s.
Në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë.



