
Analisti Plator Nesturi tha në MCN Live se opozita është futur në vendstrehim pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Sipas Nesturit përfituesi më i madh është Partia e Lirisë që do të ketë gjysmat e këshillave bashkiakë.
Sa i takon fitores së Fredi Belerit në Himarë, Nesturi thotë se ai nuk shihej si fitues deri vonë, por u faktorizua nga policia dhe prokuroria.
Gjiknuri e ka realizuar në qarkun e vet, 7-0, tërmet e ka bërë prapë. S’e di a është ndjerë të PD-ja apo jo?! Janë futur të gjithë në vendstrehim. Po shkon ora 12:00 dhe s’kemi asnjë maratonë deklaratash apo konferencash. PL në rregull janë, ata presin vetëm këshillat. Përfituesi më i madh i kësaj marrëveshje është PL sepse do ketë gjysmat e këshillave. Është jo vetëm një humbje e turpshme, por....Beteja reale e opozitës do jetë për këshillat bashkiak.
Z.Beleri është i ndaluar, nuk quhet burg. Kemi dy aspekte, e para një përzgjedhje jo e goditur e PS, sepse Goro pavarësisht meritave, kërkonte mandatin e 4-ët dhe pesha e pushtetit do ndihej. Himara s’është domen i askush dhe balancat ndryshojnë. Mund të luhej me një kandidaturë të re. Në parametrat e përgjithshëm Beleri s’shihej si konkurrent i fortë, prandaj kjo është arsyeja pse kanë rivënë sërish Jorgo Goron. Beleri s’ishte fitues deri vonë, faktorizimi i tij nga ndërhyrja e policisë dhe prokurorisë, i kanë dhënë pikë shtesë. I bie të këtë fituar Prokuroria se sa Beleri. Procedura që ndoqi policia, ka boshllëqe ligjore, dhe krijon një protestë. Pas ndërhyrjes së policisë, prokurorisë dhe gjykatës, i kanë shkaktuar dhimbje koke kryeministrit. Në të gjitha rastet, nëse do ishte në rrjedhje të lirë, Beleri do ishte jo fitues. Është një lloj vote proteste. Edhe retorika e Greqisë ishte edhe për aspekte të tjera sepse të dielën zhvillohen zgjedhjet elektorale. Dhe në kushtet e një fushate elektorale patëm deklarata që s’do kishin këtë lloj retorike nëse do të ishin në kushte normale, kur s’kemi një betejë elektorale”.



