
Të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një makinë e parkuar shpërtheu të mërkurën në lagjen Sadr të Bagdadit, njoftoi një burim i policisë irakiane.
Shpërthimi ishte "një agresion terrorist ndaj civilëve" dhe shkaktoi "martirë dhe të plagosur", tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Megjithatë, autoritetet nuk siguruan shifrat e sakta të viktimave nga shpërthimi, raporton Reuters.
Qyteti Sadr është një kështjellë e klerikut nacionalist Moqtada al-Sadr, blloku i të cilit fitoi në zgjedhjte parlamentare të 12 majit.
Parlamenti urdhëroi rinumërimin kombëtar të votave të mërkurën.
Në maj, dy bomba shënjestruan selinë e Partisë Komuniste Irakiane, e cila është pjesë e bllokut të Sadrit.



