
Ngjarjet e panumërta të botës së krimit në vend, duket se janë nga format dhe mënyrat nga më të ndryshme.
Nisur nga krimi makabër ndodhur dje në Klos, në të cilën u përfshinë dy familje për të sqaruar një ngjarje mes dy të rinjve përkatës, përfundoi me tre te vdekur.
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV, tha se te ngjarja e Klosit, shikojmë të gjithë shoqërinë shqiptare me defektet dhe të metat e saj.
Te Klosi shikojmë të gjithë shoqërinë shqiptare me të gjitha defektet dhe problematikat e saj në mentalitet.
Ne shikojmë një laborator në nëtyrë të një pjese të Shqipërisë së sotme dhe shikojmë të gjithë shoqërinë me defektet dhe problematikat e saj. Fillon që nga prania e shtetit, sepse në raste të tilla të gjithë kthejnë kokën nga shteti, të cilin e shikojnë si një kujdestar të plotëfuqishëm. Po ti çfarë do të bësh?
Në fakt banorët e asaj zone, si në të gjithë Shqipërinë, ku më shumë e ku më pak, kanë pak besim te shteti dhe palët e përfshira në konflikt nuk do ta shikonin shtetin si një arbitër që do të ndërhynte në këtë histori. Hyn natyra jonë e vetëgjyqësisë.
E dyta ka të bëjë me mënyrën dhe traditën që kemi ne për të zgjidhur problemet-e drejta zakonore.
Autori i krimit që është edhe vetë viktimë, tentoi ta bëjë vetë një gjë të tillë.
Edhe shqiptarët që shkojnë në Angli apo gjetkë, jetojnë në guackën e tyre lokale dhe pavarësisht se shumica e shqiptarëve janë të integruar në shoqëritë përkatëse, të tjerët jetojnë po kështu.



