Thatësira e madhe godet Portugalinë, vendi në krizë për ujë

Thatësira e madhe godet Portugalinë, vendi në krizë për ujë

Qeveria portugeze ka njoftuar miratimin e masave për të kufizuar konsumin e ujit në Algarve, rajoni turistik në jug të vendit, i cili po përballet me një thatësirë ​​të rëndë.

“Pa masa, do të mbërrinim në fund të vitit pa ujë për furnizim publik”, tha ministri i Mjedisit Duarte Cordeiro pas një takimi të komisionit të menaxhimit të thatësirës.

Këto masa përfshijnë shkurtime të ujit prej rreth 25% në bujqësi dhe 15% për përdoruesit urbanë. Një situatë e rëndë, por shumë asimetrike në vend, “e përqendruar veçanërisht në jug” të vendit, shpjegoi ministri.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Portugez i Detit dhe Atmosferës (IPMA), në fund të nëntorit mbi 19% e vendit u prek nga emergjenca.

Deri në dhjetor problemi ishte përkeqësuar edhe në rajonin jugor të vendit.

“Këtë vit Algarve po përjeton thatësirën më të keqe ndonjëherë”, tha Jose Carlos Pimenta Machado, nënkryetar i Agjencisë së Mjedisit (APA), javën e kaluar.

Nuk kemi përjetuar kurrë një situatë të tillë, ku nivelet e ujit ndodhet në pikën më të ulët si  pasojë e thatësirës së vazhdueshme dhjetëvjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy