Prej 30 vitesh në Shqipëri, Naim Payman: Të rinjtë duhet të kthehen dhe të japin kontributin e tyre (VIDEO)

Prej 30 vitesh në Shqipëri, Naim Payman: Të rinjtë duhet të kthehen dhe të japin kontributin e tyre (VIDEO)

Naim Payman, i cili ka ardhur që 6 javësh në Shqipëri dhe tashmë numëron 30 vite këtu tregoi në MCN Informacion se si prindërit e tij janë vendosur në vendin tonë.

Payman, me shtetësi gjermane dhe iraniane tha se ai i përket besimit baha’i që ka qellim unitetin dhe paqen në botë dhe se kjo është arsyeja pse prindërit e tij  u vendosën në Shqipëri.

Sipas Payman Shumica e shqiptarëve në zemër i përkasin besimit baha’i.

Kam 30 vjet në Shqipëri. Prindërit e mi dhe unë jemi të besimit baha’i, që ka qellim unitetin dhe paqen në botë. Një mënyrë për të arritur këtë është që të ndihmojmë që të heqim paragjykimet që ekzistojnë në botë me njerëz dhe kombe të ndryshme. Për këtë qëllim prindërit kanë ardhur në Shqipëri sapo janë hapur dyert në 1991.

Ka besimtarë baha’i. Shumica e shqiptarëve në zemër janë baha’i. Ne besojmë në një perëndi, besojmë se të gjithë njerëzimi janë një. Nuk duhet të ketë ndryshime klasore, racore.

I pyetur se çfarë donte të ndryshonte në Shqipëri, Payman u përgjigj:

Zgjidhja më e qëndrueshme do të ishte me një investim më të madh në arsim. Çfarë mund të bëjmë ne si rini është që të ofrojmë nga koha jonë.

Do i bëja thirrje të gjithëve të kthehen dhe të kontribuojnë në shoqërinë shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy