Rithemelimi shkarkon Alibeajn, shpallin vakancën për kreun e Grupit Parlamentar të PD

Rithemelimi shkarkon Alibeajn, shpallin vakancën për kreun e Grupit Parlamentar të PD

Kuvendi Kombëtar ka miratuar ndryshimet statutore të PD. Sipas Komisionit të Rithemelimit, kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj nuk njihet më si kryetar grupi, kësisoj shpallet vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD.

Duke mos humbur kohë Kuvendi vendosi datën 22 maj për të zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Belind Këlliçi u shpreh se kreu i Grupit Parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar.

“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.

Kuvendi i 30 prillit ka 1100 delegatë të sapozgjedhur nga proceset që Berisha organizoi në bazë edhe për kryetarët e degëve.

Ndërsa po ashtu do të jenë edhe delegatët që futen automatikisht në listë për shkak të pozicionit. Kuvendi do të jetë zgjedhor e statutor.

Ndryshimet statutore

KUVEND

Pjesë e kuvendit kombëtar do të jenë edhe 10% e anëtarëve të organizatave partnere, si Lidhja e gruas dhe FRPD

KESHILLI KOMBETAR

150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë

Integrohen automatikisht si anëtar edhe:

Deputetët e PDSH

Kryetarët e degëve

Kryetarët e bashkive që i përkasin PD

10 % e propozimeve për anëtarë të këshillit kombëtar do të vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni.

KRYESIA E PD

Përveç kryetarit, dy nënkryetarëve, sek i përgjithshëm, kryetari i këshillit kombëtar, do të jenë edhe kryetari i FRPD dhe LDG si dhe 20 anëtar të zgjedhur nga këshilli kombëtar

RITHEMELIMI

Mandati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia e PDSH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy