
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Sarajevë, teksa po zhvillon ditën e dytë të turit ballkanik, në kuadër të përgatitjes për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti. Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krišto tha se Shqipëria po përgatitet për hapjen e ambasadës në Sarajevë. Rama poashtu tha se kryeministrja u informua se mes korrikut do organizohet takimi informal mes liderëve të rajonit dhe miqve të BE-së sa i takon qëndrimit për Procesin e Berlinit. “Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë. Në Bosnjë Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësorë, kulturore fetare. Edhe për ta informuar për atë që duam të bëjmë në Samitin e Berlinit në Tiranë, dhe se si duam të ndërtomë një qëndrim të përbashkët për ta shfrytëzuar samitin e Tiranës kur të marrë jetë plani i një financimi të ri dhe mbështetje të re ekonomike nga BE për Ballkanin. BE duhet të na mbështesë edhe më shumë duke na dhënë provën se sjellja e mirë shpërblehet, vullneti për të ndërtuar paqen shpërblen për ta lënë pas të shkuarën shpërblehet. Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të mbështesë. Kryeministrja po ashtu u informua se së shpejti, në mes të korrikut do të organizoj një takim informal mes liderëve të rajonit për të mbajtur një qëndrim për Procesin e Berlinit. Nga ana e saj, Borjana Kristo, kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar pesë çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian. Ajo tha poashtu se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët. ‘Në këtë takim e informova Ramën lidhur me situatën politike. Bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të jetë me konsensus dhe të ketë dialog të mirë dhe shpresoj se në dy shtete do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten që t’i paraqiten Këshillit Europian. Bashkëpunimi rajonal dhe theks të veçante për Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin për iniciativat që kemi ndërmarrë për procesin e Berlinit dhe takimit që do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm që t’i aprovojmë lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët po punojmë që të bëjmë lëvizje të lirë”.



