Zgjohu me MCN/ Gazetarja Lamaj dhe psikologia Peza: Postimi i partnerëve në rrjetet sociale, varësisht nga botëkuptimet

Zgjohu me MCN/ Gazetarja Lamaj dhe psikologia Peza: Postimi i partnerëve në rrjetet sociale, varësisht nga botëkuptimet

Përse zgjedhim t’i postojmë apo t’i ‘fshehim’ partnerët në rrjetet sociale, kjo është pyetja e cila shpesh bëhet nga çiftet e reja në fillimlidhjet e tyre.

Në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN’, gazaterja Xhiliola Lamaj dhe psikologia klinike Anxhela Peza, ndanë opinionet dhe mendimet e tyre ndryshe, varësisht nga mënyra e të postuarit apo jo, gjatë konsolidimit të lidhjes mes çiftit të ri.

Sipas gazetares Lamaj, nuk duhet ekspozuar partneri ose partnerja në rrjete sociale, pa u konsoliduar si lidhje reale.

Në njohje nuk jam absolutisht dakord që ta nxjerrim sepse syri i keq, në thonjëza, për më tepër nuk është shumë e këshillueshme se ka goca që i kanë sytë 6 jo 4, ta rrëmbejnë. Po e them me humor, se kam përshtypjen se në njohje nuk duhet ekspozuar partneri por përderisa nuk e ka konsoliduar si njohje dhe nuk e ke vendosur se me kë djalë do vazhdosh rrugëtimin e jetës, nuk besoj se është koha për të ekspozuar partnerin tënd.

Nuk jam dakord, se kur nuk e ke konsoliduar nuk e ke vendosur që ky partner do jetë i yti gjatë tërë jetë tënde, është pak e vështirë për ta postuar.

Psikologia Peza, në anën tjetër konsideron se postimi në rrjete sociale vjen më shumë si çështje parimore individuale.

Mendoj se postimi i partnerit në rrjete sociale vjen edhe pak edhe si çështje parimore individuale. Njeriu ka disa parime ose rregulla të veta, themi të gabuara ose jo, të perceptuara ose jo, dhe vijon sipas mentalitetit dhe botëkuptimit të tij. Duke qenë se unë kam qenë person publik, kam qenë e matur të bëj postime të natyrave të ndryshme, nuk i kam postuar edhe për shkak të natyrës së profesionit. Nuk ka lidhje me paragjykimet sepse gjithkush ka botëkuptimin e vet. Ne kemi njëfarë paragjykimi ose rezymeje që gazetarët e kronikës rozë, e kishin këtë, p.sh. se cilin çift janë, kë do ketë apo atë më parë.

Njeriu është një qenie në zhvillim, ashtu siç ndryshon shumë për mirë evoluon edhe ndjesitë e tij, ngjarjet e jetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy