Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra penale të ndryshme.
Gjatë hetimeve të policisë për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kanë konstatuar se një 31-vjeçar merrej me shpërndarjen e lëndëve nartotike si dhe me aktivitet të paligjshëm të basteve online.
Në cilësinë e provës materiale shtetasit A.Z., 31 vjeç I është sekuestuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike dhe tre aparate celularë në funksion të veprimtarive që kryente.
Është vënë në pranga gjithashtu edhe një tjetër i ri, 26-vjeçari me inicilar J.D. i cili ka vjedhur një sasi të madhe produktesh dhe parash nga një dyqan në rrugëm Njazi Meka.
Pas një denoncimi në Komisariatin nr.5 në kryeqytet për përndjekje , është vënë në pranga 29-vjeçari B.M ., pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë duke si sjellë pasiguri dhe frikë.
Një 32—vjeçare është arrestuar në flagracë, pasi në rrugën Hasan Alla ka aksidentuar një shtetas ndërkohë që ka qënë duke drejtuar mjetin e saj dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.



