Lë Elbasanin për të jetuar në Kukës/ Zekaj rrëfen eksperiencën ndryshe në qytetin verior

Lë Elbasanin për të jetuar në Kukës/ Zekaj rrëfen eksperiencën ndryshe në qytetin verior

Blogerja Sarafina Zekaj, përmes një projekti të financuar nga qeveria britanike ka zgjedhur të jetojë në Kukës, duke lënë Shqipërinë e Mesme, në një eksperiencë ndryshe.

Në një komunikim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo ndau emocionet e të jetuarit në qytetin verior dhe faktin se gjeti qetësinë në punë e saj atje.

Nga Elbasani tashmë punoj në Kukës, prej dy vitesh me projektin “perspektiva të reja”, është një projekt që financohet nga qeveria britanike dhe implikohet nga Swis kontakt dhe Albania tag, që përfshin bashkinë Has, Tropojë dhe bashkinë Dibër, dhe duke qenë se jetoj në Kukës, lëviz në të gjitha këto bashki shpesh.

Kam lenë pogaçen dhe kanë gjetur flinë. Kur u thashë familjes time se do jetoje në Kukës, ata janë mësuar se babi më thotë se kur bëre 18 vjeç, more çantën dhe nuk je kthyer më, se kam lëvizur e ikur disa herë por të jetuarit ë Kukës erdhi edhe si një surprizë. E mora njëherë si aventurë por se dija se do me pëlqejnë kaq shumë këtu. Por tani kam dy javë që nuk jam kthyer në Tiranë sepse me pëlqen të rri këtu, përveç punës i kaloj surprizat këtu.

Kur të mbaroj projekti nëse do kisha mundësi punësimi do rrija këtu, pse jo. Kukësi është një qytet i qetë, që nuk e ka atë zhurmën e Tiranës, që më lodh. Këtu është me pastër më qetë, dhe ajo që me pëlqen më shumë këtu janë ato lidhjet mes komunitetit, që në Tiranë duke qene me njerëz që kanë ardhur nga tërë Shqipëria, ato lidhjet mes komunitetit kanë humbur, kurse këtu në Kukës, ti i gjen akoma.

Kam pasur vështirësitë e para në fillim në të kuptuarit e gjuhës, por u them shokëve këtu që më flisni kuksjanen e vjetër që të më thyhet veshi.

E nis ditën me ecje, gjërat janë shumë afër, puna ime nuk është larg, pijë kafen duke ecur dhe mendoj se kjo ma ka bërë jetën më të shëndetshme të jetuarit këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy