Greqi, Parlamenti miraton rishikimin e Kushtetutës për marrëdhëniet e shtetit me kishën

Greqi, Parlamenti miraton rishikimin e Kushtetutës për marrëdhëniet e shtetit me kishën

Parlamenti grek ka miratuar një amendament që u hap rrugë ndryshimeve kushtetuese në lidhje me marrëdhëniet e kishës me shtetin. Amendamenti i qeverisë është në të vërtetë një propozim për të ndryshuar Nenin 3 të Kushtetutës, në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë eksplicite ndarja e shtetit nga kisha.

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse ky amendament u miratua, por kreu i Parlamentit, Nikos Voutsis, njoftoi se ai kishte kaluar me votën pro të 151 deputetëve.

Megjithëse Parlamenti i ka hapur dritën jeshile ndryshimit kushtetues që përcakton neutralitetin e plotë të shtetit në raport me fenë, ky ndryshim do të bëhet në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Kisha Ortodokse e Greqisë dhe Patriarkana Ekumenike, e cila ka në varësi të saj dhjetëra dioqeza të vendit, e kanë kundërshuar me forcë ndryshimin e Nenit 3.

Një votim i dytë pas një muaji do të shqyrtojë të gjitha pikat e amendamentit që kaloi sot në Parlament. Fakti që dispozita në fjalë nuk mori 2/3 e votave do të thotë që do t’i duhen po kaq vota në parlamentin e ri pas zgjedhjeve.

Kjo do të thotë se, pas zgjedhjeve të reja, shumica në pushtet mund të bllokojë amendamentin. Nëse në pushtet vjen Demokracia e Re, siç tregojnë të gjitha sondazhet, atëherë pritet që pikërisht ky skenar të vihet në zbatim.

Parlamenti grek i sot votoi të gjitha amendamentet e propozuara nga SYRIZA në pushtet dhe partia kryesore e opozitës Demokracia e Re, si dhe mbi të gjitha amendamentet e propozuara nga të paktën 50 deputetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy