
Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’ në Rrogozhinë. Sipas informacioneve, të përfshira në aksident janë një ambulancë dhe një mjet tip ‘Benz’.
Bëhet me dije se ambulanca nga spitali i Fierit ka qenë duke transportuar një të sëmurë, i cili ka mbetur i plagosur. Si pasojë e aksidentit, në total, kanë mbetur gjashtë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Mendohet se shkak për aksidentin mund të jetë lagështira në rrugë, për shkak të motit që ka mbërthyer vendin në ditët e fundit.



