Vijon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali.
Vetëm në 24 orët e fundit janë 34 500 raste të reja, një shifër që ekspertët e shëndetit publik nuk e konsiderojnë shenjë të mirë, pasi përqindja e tamponëve pozitivë i tejkalon 10%.
Gjithashtu, i lartë është edhe numri i vdekjeve. Në 24 orë janë 445 të vdekur më shumë.
"Ditët e fundit situata dukej e stabilizuar edhe duke marrë parasysh ndryshimin e shifrave, por të dhënat e sotme na tregojnë se globalisht virusi është akoma në “vrapim e sipër” dhe është e nevojshme ta ndalojmë”, tha drejtori i Parandalimit, Gianni Rezza, në konferencën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.



