Tajfuni Lan mbërrin në Japoni, anulohen qindra fluturime

Tajfuni Lan mbërrin në Japoni, anulohen qindra fluturime

Qindra fluturime dhe udhëtime trenash janë anuluar këto ditë në Japoni për shkak të mbërritjes së tajfunit Lan.

Kompania hekurudhore JR Central njoftoi se linja e shpejtësisë së lartë Tokaido Shinkansen do të pezullohet totalisht të martën midis stacioneve Nagoya dhe Shin-Osaka, dhe JR West paralajmëroi se seksioni midis Shin-Osaka dhe Okayama.

Numri i trenave që do të mbulojnë itinerarin midis Tokios dhe Nagoya do të reduktohet ndjeshëm.

Japan Airlines (JAL), njoftoi ditën e sotme pezullimin e 19 fluturimeve për në ose nga Itami dhe 240 fluturime të tjera u anuluan për të martën, duke prekur rreth 24.800 udhëtarë.

Tajfuni sjell erëra me shpejtësi deri në 198 km/h dhe ditën e sotme ka shkaktuar shira në rajone të mëdha të ishullit Shikoku dhe në rajonin Kanto, në ishullin Honshu, ku ndodhet Tokio.

Afrimi i tajfunit në Japoni përkoi me mbylljen e sezonit të festave të Obonit, kur kujtohen të vdekurit dhe gjatë së cilës ka një numër të madh lëvizjesh të njerëzve që udhëtojnë për t’u bashkuar me familjet e tyre.

Të dielën stacionet e trenave, aeroportet dhe autostradat ishin të mbingarkuar pasi shumë persona zgjodhën të ktheheshin më herët për shkak të mbërritjes së tajfunit Lan dhe ndërprerjes së parashikuar.

Lan mbërrin menjëherë pas kalimit të tajfunit Khanun, i cili në dy javët e fundit ka goditur jugperëndimin e arkipelagut japonez dhe gadishullin Korean, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, dëme të mëdha materiale dhe disa të vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy