Nuk ka tym të bardhë nga takimi Rama-Basha, kryeministri: Palët në pozicion që ishin dje

Nuk ka tym të bardhë nga takimi Rama-Basha, kryeministri: Palët në pozicion që ishin dje

Përfundojnë pa suksesë negociatat në Presidencë, pas dy orë diskutime takimi i dy liderëve kryesor politikë në vend.

Rama dhe Basha në pranin e presidentit Nishani nuk kanë gjetur ende dakordësinë për zgjidhjen e krizëz politike ku është përfshirë vendi.

Kryeministri Rama tha për gazetarët se palët gjendeshin në të njëjtin pozicion që ishin dje.

Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD-së nëpërmjet kryetarit të saj është ajo e ditura, për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve.

Për sa i përket kërkesës këmbëngulëse të PD-së për numërim dhe votim elektronik, kam propozuar që një ministër i Partisë Demokratike të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm. Nëse certifikohen si të besueshme, atëherë t’i zbatojmë në zgjedhjet e ardhshme.

Për sa i përket datës së zgjedhjeve, data e zgjedhjeve është më 18. Jemi në limitet e fundit të kohës. Përpjekja për të bërë gjithçka që na takon si qeveri për të garantuar PD-në për aq sa na takojnë rregullat e lojës, nuk kanë shteruar. Dua ta përsëris se një ofertë tjetër nuk e kemi dhe nuk do ta kemi.

Platformë nga ambasadorët?

Rama: Mua ambasadorët nuk më propozojnë drafte. Kam mirëpritur platformën e sjellë nga miku i Partisë Demokratike dhe i dërguari i Kancelares Merkel. Përtej kësaj nuk do të shkojmë.

Fitore të thellë me PD-në

Rama: Vazhdojmë punën për qeverisjen e vendit dhe fitoren e thellë në zgjedhje. Dëshira ime është fitorja e thellë me Partinë Demokratike.

Biseda pa tonalitet

 Rama: Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë, etike dhe pa asnjë tonalitet.

Takim tjetër me Bashën?

 Rama: Unë mund ta takoj sërish dhe gjithmonë dhe ndërkohë zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor dhe ne do të vazhdojmë punën për të fituar zgjedhjet. Marrëveshje nuk ka dhe më shumë se kaq nga ana jonë nuk do të ketë. Për të tjera, zt. Basha mund t’i thotë në çadër. Jeta vazhdon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy