Të dënuarit me probleme mendore, Deda: Mungojnë stafet mjekësore, duhet trajtim për tu riintegruar në shoqëri (VIDEO)

Të dënuarit me probleme mendore, Deda: Mungojnë stafet mjekësore, duhet trajtim për tu riintegruar në shoqëri (VIDEO)

Besnik Deda, përfaqësues i Avokatit të Popullit ka komentuar në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ lidhur me trajtimin e të dënuarve me probleme mendore.

Ai u shpreh se situata e tyre është përkeqësuar, ndërsa sqaroi se 320 persona janë me masë mjekësore të detyruar dhe 360 të kanë shfaqur probleme për shkak të kushteve brenda burgut dhe ata marrin terapi të një shkalle më të lehtë.

Është e vërtetë që situata e këtyre personave me probleme të shëndetit mendor është e përkeqësuar për arsye se 320 persona aktualisht janë në masë mjekësore të detyrueshme, ndërkohë brenda sistemeve të burgjeve janë dhe 360 të tjerë që kanë shfaqur probleme dhe nuk trajtohen më në Shënkoll, por në disa sektorë të veçantë brenda institucionit. 360 janë ata persona të dënuar paraburgosur që kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor brenda institucionit dhe trajtohen në sektor të veçantë. Ndaj do të thosha se problematika vjen duke u agravuar lidhur me këtë çështje dhe duhet të vlerësojmë si pozitive se Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë arritën një marrëveshje për transferimin e tyre nga Zaharia në një institucion tjetër tranzitor në Shënkoll të Lezhës. Kjo është një fazë tranzitore që do të bëjë kalimin më tej të këtij institucioni ky është një detyrim ligjor për ministrinë  e drejtësisë dhe brenda këtij afati kohor i cili nga ana jonë ha diskutim është se nuk ka afate të përcaktuar se deri ku do të shkojë kjo. Këtu ligji ka parashikuar trajtimin e këtyre personave me një fokus të veçantë pavarësisht veprës penale që ata kanë kryer. Ata duhet të trajtohen në mënyrë që mos të agravojë gjendja.

Ndërsa lidhur nga pikëpamja formale, Deda tha se është bërë një hap me mbylljen e Zaharisë në Krujë dhe krijimin tranzitor në Shënkoll të Lezhës. Ai shtoi se ka një mungesë të theksuar të stafiit mjekësor dhe atyre kujdestar.

Në këtë kuadër kërkohet një vëmendje e veçantë për këta persona sepse mungesa e mjekëve aktualisht është problem i theksuar ku në sistemin peritenciar janë vetëm 7 mjekë kur minimalisht duhet të ishte 2-3 fish më i lartë krahas mjekëve psikiatër, mendoj se duhet dhe staf kujdestar dhe sanitar që duhet ti shërbejnë këtyre personave. Dhe shtimi i stafeve përbën një element tjetër. Krahas kësaj është e nevojshme të ndryshojë programet, një specifikë të veçantë në trajtimin e tyre, rehabilitimin e tyre sepse nesër ata do të dalin në shoqëri dhe përbëjnë një rrezik të madh shoqëror.

Deda tha se është detyrim ligjor i qeverisë krijimi i një institucioni të posaçëm për trajtimin e tyre, është domosdoshmëri dhe jo propozim tashmë.

Ngritja e institucionit të posaçëm do të bënte të mundur trajtimin më specifik të tyre dhe do të sillte një riintegrim më të mirë të tyre në shoqëri në mbarim të afateve të kryerjes së veprave penale. Ne si institucion i avokatit të popullit monitorojmë të gjitha qendrat e tjera psikiatrike dhe shohim se ka një mungesë koordinimi mes këtyre shërbimeve. Mendoj se një vëmendje më e madhe e shtetit shqiptar do i ndihmonte këta persona për tu riintegruar në shoqëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy