Studimi i ri: Ankthi në moshë të mesme çon drejt demencës

Studimi i ri: Ankthi në moshë të mesme çon drejt demencës

Ankthi e rrit rrezikun e shfaqjes së demencës. Një studim i kryer së fundmi gjeti se rënia e kujtesës nis të paktën 10 vjet pasi pacienti përjeton simptoma të ankthit në masë të moderuar deri të madhe, si pamundësia për t’u çlodhur apo vështirësia në përqendrim.

Studiuesit e Universitetit të Southampton-it besojnë se stresi i brendshëm i shkaktuar nga ankthi mund të përshpejtojë procesin e plakjes konjitive, duke çuar në demencë.

Një tjetër teori mbi lidhjen ankth-depresion është ajo se kjo gjendje e shëndetit mendor shkakton inflamacion, që çon në vdekjen e qelizave të trurit dhe pamundësinë e këtij organi për të krijuar qeliza të reja nervore.

Megjithatë, pyetja se a do ta ulte rrezikun e demencës reduktimi i ankthit në moshë të mesme mbetet ende pa një përgjigje të qartë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy