Tjetër masë shtrënguese: Liqeni i Tiranës dhe i Shkodrës zonë e ndaluar

Tjetër masë shtrënguese: Liqeni i Tiranës dhe i Shkodrës zonë e ndaluar

Kryeministri Edi Rama të shtunën njoftoi se do të ndalohet frekuentimi në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës nga qytetarët dhe në zonat rekreative në qytetet që janë në perimetrin e blinduar.

Rama i bën thirrje qytetarëve për durim dhe ata që nuk i zbatojnë rregullat, duke qëndruar në shtëpi ta bëjnë tani, sepse jemi në një luftë të vërtetë që sapo ka nisur.

Përmes një lidhje live nga Facebook, kryeminstri u shpreh se nuk do të ngjallë frikë, por të informojë. Ai tha se nuk thotë asgjë, pa u konsultuar me ekspertët.

“Para komunikimit tim me ju, marr miratimin e tyre”, u shpreh Kryeministri. Rama, sqaroi se fati i kësaj lufte varet nga çfarë do të bëjnë qytetarët.

“Kjo është një luftë e vertetë, që është e gatshmë të godasë sistemet e çdo vendi. Fati i luftës, numri i të plagosurve dhe viktimave varet nga çfarë do të bëjmë ne. Në këtë luftë ajo parrulla qesharake i gjithë populli ushtar, është motoja e domosdoshme e ditës sonë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy