Flutura Gorona, drejtoreshë rajonale e “Ëar Child Holland” për Lindjen e Mesme tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se më shumë se 1 milion persona janë shpërngulur brenda Libanit, të ndikuar nga zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.
Duke vijuar Gorana tha se Izraeli nuk bombardon vetëm bazat ushtarake, por vendet me popullsi civile duke shtuar se ka pak mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar.
Jam në pjesën jugore të Bejrutit.1 milion e 100 mijë persona janë shpërngulur nga jugu dhe pjesa lindore e Libanit. Kjo shpërngulje ka ndodhur dhe para 15 muajve. Këtë herë ekonomia është në gjendje më të keqe dhe njerëzit janë të lodhur.
Shkollat publike janë hupur dhe njerëzit rrinë në këto objekte. Ka shumë organizata dhe njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin.
Izraeli në shumë deklarata publike, ka bërë me dije se ka dëshirë të futet në Liban. Janë munduar të hyjnë brenda, por nuk kanë mundur të arrijnë. Janë duke luftuar çdo ditë në kufijtë e Libanit.
Ka pak përkrahje nga komuniteti ndërkombëtar.
Gaza është shkatërruar, shumë pak shtete kanë ndikuar tek Izraeli.
Këtu shihen si armiq. Kanë hyrë disa herë në këtë shtet. Në Liban, Izraeli shihet si armik i popullit.
Lufta ka për të pasur pasoja për kohë të gjata, edhe nëse ajo ndalet sot.
Është torturë psikike. Nuk flemë mirë natës. Bombardimet nisin në orën 12 të natës. Gjatë ditës njerëzit punojnë.
Bombardimet nuk janë vetëm në baza. Izraeli ka goditur shkolla dhe spitale. Vjen bomba, ambulancat janë të parat që shkojnë, dhe ata i godasin sërish. Godasin në vende me popullatë të madhe.
Lufta ka rregulla, por ata nuk po i përmbahen asnjë rregulli.



