E rëndë në Shkodër/ 10-vjeçari vritet aksidentalisht me armë

E rëndë në Shkodër/ 10-vjeçari vritet aksidentalisht me armë

Një 10-vjeçar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në Dajç të Shkodrës. Sipas informacioneve parapraken, mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Dyshohet që i mituri të jetë qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai i tij.

I mituri ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë në vendngjarje. Mësohet se 10-vjeçari ka qenë duke luajtur me armën kur ajo është shkrepur.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V. J., 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B. J., rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezilit për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy